Humb jetën punonjësi i policisë në Dhërmi, dyshimet e para

0
Shpërndaje lajmin

Një punonjës i policisë kufitare në Dhërmi ka humbur jetën mbrëmjen e sotme.
Policia bën me dije se gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.
Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi S. A. humbi jetën.
Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.
Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *