Humbën fëmijën në tragjedinë e Gërdecit, denoncuesit e Mediut thirren në SPAK: Ish-ministri firmosi firmosi urdhrin që solli në Gërdec armët më të rënda

Shpërndaje lajmin

Kanë mbërritur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK, Zamira dhe Feruzan Durda, prindërit e 7-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.
Çifti është thirrur nga Prokuroria e Posaçme në cilësinë e kallëzuesve të ish ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu. Ata shkuan në SPAK të shoqëruar nga avokati Dorjan Matila, ndërsa pritet tub ëhet me dije zyrtarisht komunikimi i akuzës ndaj Fatmir Mediut.
SPAK akuzon ish ministrin e mbrojtjes për shpërdorim detyre lidhur me tragjedinë e rëndë që iu mori jetën disa personave ndërsa vetë ai është shprehur se nuk ka asnjë provë të re. Siç u shpreh ai dje në një deklaratë që dha për mediat, akuzat janë të njëjta me ato të vitit 2009.
E ëma e 7-vjeçarit fatkeq, Zamira Durda ka thënë për Report Tv se Fatmir Mediu ka qenë ai që ka firmosur një urdhër për ndryshimin e kalibrit të armëve që demontoheshin në Gërdec.
Sipas saj ajo fabrikë nuk mund të demontonte armë të rënda por urdhri i Mediut i solli aty.
“SPAK ta hetojë ashtu siç duhet. Ai ka pasur një urdhër të firmosur për ndryshimin e kalibrit të armëve që demontohen. Ajo fabrike nuk ka pasur mundësi të demontojë kalibra të mëdhenj”, tha Durda.
Durda tha se drejtuesi i ri i SPAK e njeh shumë mirë dosjen e Gërdecit, ai ka qenë përfaqësues i prokurorisë në shkallë të parë në Tiranë dhe vetë ai kërkoi dënim me burgim të përjetshëm, ndaj kërkoi më shumë angazhim.
Ish-ministri i i Mbrojtjes akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal./Albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *