Humbën jetën në aksidentin tragjik në ‘Rrugën e Kombit’, zbardhet identiteti i viktimave

Share

Aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit u mori jetën katër personave nga e njëjta familje.

Bëhet me dije se viktima të aksidentit tragjik kanë mbetur shtetasit, Blerim Avdiaj 45 vjeç dhe Anjeza Avdiaj 33 vjeçe si dhe dy fëmijët e tyre.

Nga aksidenti humbën jetën edhe Medina Avdiaj, 6 vjeçe dhe Klejdi Koçi, 11 vjeç.

Raportohet se fëmija i tretë i moshës 3 vjeçare, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.


Share

Komente