November 29, 2021

Humbin kontrollin dhe “ngatërrojnë” rrugën, dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugët e vendit

Shpërndaje lajmin

Dy aksidente rrugore kanë ndodhur para pak minutash, një në qytetin e Durrësit dhe një në atë të Elbasanit.

Fatmirësisht personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën dhe Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Elbasan – Tiranë, shtetasi M. H., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se  ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

 

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:05, në aksin rrugor në drejtim të Spitallës, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasen T. Q., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen.

Drejtuesja e mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ /

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *