Humbja ndaj Specias lë me pasoja Milanin, kuqezinjtë humbin fronin dhe derbin. Lautaro-Lukaku hedhin “knock-out” ekipin e Piolit

Share

Përfundon derbi më i zjarrtë në Itali mes Milanit dhe Interit. Zikaltërit kanë mundur me rezultatin e pastër 0-3, kushërinjtë e tyre, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 në Serinë A.

Skuadra e Antonio Kontes zhbllokoi rezultain pas 5 minutave lojë. Romelu Lukaku dhuroi një asist perfekt te shtylla e dytë, ku argjentinasi ndodhej i vetëm dhe pas shpinës së Kalabria, duke goditur saktë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Interi dyfishoi shifrat në minutën e 57. Në kundërsulm, Lautaro Martinez realizon dopietën personale pas një asist nga Perisiç.

Milani tregohet i pafuqishëm dhe në minutën e 66, Interi gjen edhe golin e tretë. Romelu Lukaku, pas asistit, gjen edhe golin personal, teksa feston duke bërtitur “unë, unë, jua thashë dreqin”

Kundërsulm vrasës dhe belgu që shëtit Romanjolin duke goditur fortë dhe saktë dhe mposhtur portierin Donaruma.

Me këtë fitore, Interi ruan vendin e parë me 53 pikë, ndërsa Milani renditet në vendin e dytë me 49 pikë.


Share

Komente