Humbja në 6 bashki, Gjekmarkaj paralajmëron dorëheqjen: S’ka justifikime

Shpërndaje lajmin

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit, në të 6 bashkitë.
Në reagimin e tij Gjekmarkaj e ka konsideruar këtë një humbje të thellë që shkon përtej çdo parashikimi ogurzi.
Ndër të tjera ai ka theksuar se do të shqyrtojë edhe dorëheqjen e tij, dhe sipas tij justifikimet janë të papranueshme.
Gjekmarkaj ndër të tjera thotë se PD nuk mund të akuzojë askënd pos vetes, ndërsa thekson se çdo justifikim është i papranueshëm.
“Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.
Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!
PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.
Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.
Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike”, shkruan Gjekmarkaj në Facebook./

Leave a Reply

Your email address will not be published.