“Humbje e pa merituar, jemi favoritë për trofeun”, flasin Kroos e Kimmich

Shpërndaje lajmin

Gjermania pasoi një humbje të rëndë sot ndaj Francës në ndeshjen e parë të Europianit. Një autogol i Hummels vendosi gjithçka. Pas ndeshjes për mediet foli Kroos, që vlerësoi paraqitjen e skuadrës.

“Arritëm të bënim shumë gjëra nga ato që kishim planifikuar, ishte një ndeshje e mirë, kishim po aq shanse sa ata. Ndeshja u vendos nga një gol i pafat.

Nëse do kishim dhjetë mundësi, nëntë herë nuk do e kishim pësuar atë gol. E kontrolluam shumë ndeshjen. Nëse humbin ndeshjen e radhës (me Portugalinë) padyshim jemi në presion të madh”, u shpreh Kroos.

Pas mesfushorit të Real Madrid për mediet foli Joshua Kimmich, mesfushori i Bayernit, që ishte në një linjë me shokun e tij të kombëtares.

“Ne nuk ishim ekipi më i keq në fushë sonte. Dominuam dhe pësuam një gol fatkeq. Të dy skuadrat nuk kishin shumë raste për të shënuar. Duhet të kishim marrë të paktën një pikë.

Jemi një skuadër e nivelit të lartë, favoritë për të fituar Europianin. Duhet të tregojmë në ndeshjen e radhës se jemi favoritë”, tha Kimmich. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *