Hungaria bllokon bisedat e BE-së për ndalimin e gazit rus

Shpërndaje lajmin

“Hungaria nuk do të votojë për një paketë tjetër sanksionesh të Brukselit derisa të ketë një zgjidhje për sigurinë energjetike të Hungarisë”, tha të dielën zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, duke cituar kryeministrin Péter Szijjártó dhe duke shtuar “ne hungarezët jemi të interesuar për paqen sa më shpejt të jetë e mundur”.
Gjithashtu të dielën zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Assen Vassilev, tha në një intervistë në Televizionin Kombëtar të Bullgarisë (BNT) se Bullgaria nuk do të mbështesë grupin e ri të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë nëse vendi i tij nuk merr një siguri nga ndalimi për blerjen e naftës ruse, ashtu si vendet e tjera kanë kërkuar.
Vassilev tha se është dakord për shumicën e pikave të draftit të sanksioneve, përveç kur bëhet fjalë për sanksionet ndaj naftës ruse. Ai tha se disa vende, duke përfshirë Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke, kanë ende probleme me sanksionet e fundit të propozuara ndaj naftës ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *