“Hungaria dhe Sllovakia mund të blejnë naftën ruse deri në fund të 2023”

0
Shpërndaje lajmin

Hungaria dhe Sllovakia do të mund të blejnë naftën ruse deri në fund të vitit 2023 sipas kontratave ekzistuese, sipas një burimi të BE-së, shkruan skynews.
Kjo do të thotë që të dyja vendet janë të përjashtuara nga embargoja e naftës, që është propozuar nga Komisioni Europian. Ekzekutivi i BE-së ka propozuar ndalimin e importeve të naftës ruse brenda gjashtë muajve dhe produkteve të naftës së rafinuar deri në fund të vitit.
Në një përpjekje për të bindur vendet ngurruese që të mos vendosin veton ndaj propozimit, Brukseli ka propozuar një periudhë më të gjatë për zbatimin e embargos për Hungarinë dhe Sllovakinë.
Propozimet për raundin e gjashtë të sanksioneve duhet të miratohen unanimisht për të hyrë në fuqi dhe ka të ngjarë të jenë objekt i një debati të ashpër.
/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *