October 23, 2021

Hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid në Shqipëri

Shpërndaje lajmin

Në Shqipëri, duke filluar nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid. Ora policore është shtyrë deri në orën 24:00, transmeton albinfo.ch.

Baret, restorantet dhe qytetarët mund të funksionojnë dhe lëvizin deri në orën 24:00. Pas kësaj ore deri në 6:00 të mëngjesit është e ndaluar.

Pavarësisht se baret dhe restorantet mund të punojnë deri në mesnatë, do të vijojë që të mbetet në fuqi orari për muzikën. Pas orës 22:00 nuk do të lejohet muzika.

Po ashtu duke filluar nga kjo e enjte hapen edhe aktivitetet sportive dhe kulturore me publik.

Sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, aktivitetet sportive dhe kulturore, përfshirë teatrot duhet të funksionojnë me 30 % të kapacitetit të tyre.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *