Hyn në fuqi vendimi më i fundit! Mbyllet pika Doganore e Kapshticës deri në këtë datë, shikoni çfarë po ndodh në kufi (FOTO)

Share

Numri i lartë i rasteve me covid 19, në shtetin fqinj Greqi ka çuar ne mbylljen nga ana e palës greke te Doganës së Kapshticës. Numri i lartë i rasteve me covid 19, në shtetin fqinj Greqi ka çuar ne mbylljen nga ana e palës greke te Doganës së Kapshticës.

Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke ne PKK Kapshticës, që prej datës 20.11.2020 ora 06:00 deri në datën 04.12.2020 ora 23:59, Pika e Kalimit Kapshticë do të jetë totalisht e mbyllur për këmbësorët, automjete, autobuzat dhe kamionët, si ne hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë.

Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin.

Por, pas këtij vendimi ka pasur radhë të gjata nga automjete të shumta, kryesisht kamionë mëngjesin e kësaj të premte.

Shoferët e automjeteve ankohen se nuk kanë pasur asnjë informacion nëse do të mund të hynin apo dilnin ditën e sotme, pas vendimit të Greqisë për mbylljen e pikës doganore.

Ata shprehen se janë lejuar të punojnë gjithnjë dhe në çdo kohë dhe janë të habitur për këtë vendim të palës greke.

FOTO:

640 0 5fb78ea4bdfac

The post Hyn në fuqi vendimi më i fundit! Mbyllet pika Doganore e Kapshticës deri në këtë datë, shikoni çfarë po ndodh në kufi (FOTO) appeared first on Lajme.al.


Share

Komente