Hyri mes flakëve dhe shpëtoi të miturin, Franca “shpërblen” heroin shqiptar me dëbim

0
Shpërndaje lajmin

Autoritetet franceze kanë vendosur të dëbojnë nga territori, shqiptarin Roland Aliu, i cili rreth një vit më parë hyri mes flakëve për të shpëtuar një të mitur 8-vjeçar në Poiters.
Mediat raportojnë se shumë banorë të zonës e kanë cilësuar si një vendim të padrejtë e për këtë arsye në mbështetje të tij, është paralajmëruar një tubim i cili do të mbahet përballë prefekturës në 7 janar.
Në 3 shkurt të 2022-shit, i riu shqiptar bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave në Francë për shkak të aktit heroik që ndërmori duke rrezikuar jetën e tij, e madje ekipet e shpëtimit i dhanë atij medaljen e artë në korrik të vitit të kaluar.
Roland Aliu shpresonte se do të merrte lejen e qëndrimit në Francë, për të cilën kishte nisur procedurat qysh më herët, por më 9 dhjetor, autoritetet franceze e njoftojnë se ai së bashku me familjen e tij kanë një muaj kohë për t’u larguar nga territori francez.
Sipas vendimit të argumentuar të prefekturës, akti i trimërisë së shqiptarit nuk është arritur të vërtetohet nga shërbimet e urgjencës dhe policia që u mobilizuan mbrëmjen që ndodhi zjarri.
Vendimi për dëbim nuk prek vetëm Rolandin. Së bashku me të, nëse protesta e 7 janarit nuk do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, do të kthehen drejt Shqipërisë prindërit dhe vëllai i tij./Albeu.com/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *