Hyrja nga Maqedonia e Veriut në Kosovë nuk lejohet me pasaporta të vjetra

0
Shpërndaje lajmin

Vendkalimi kufitar në Bllacë kurrë s’ka qenë me frekuentim kaq të ulët të udhëtarëve, sidomos në dalje. Kjo ndodh ngaqë jo të gjithë qytetarët kanë ndërruar dokumentet e udhëtimit me emrin e ri të shtetit. Por, Republika Kosovës shtetasit tanë i pranon me letërnjoftime dhe patentë shoferi me emrin e vjetër të shtetit, përkatësisht pa “Veriun”. Ndërsa tentimi i një qytetari për të udhëtuar me pasaportë ishte i pasuksesshëm.
“Është problemi që nuk kam mundur ta vazhdoj pasaportën! A mundem këtu përpara të kthehem? A e ke akoma me emrin e vjetër? Po!”, tha një qytetar për alsat.
“Mentaliteti ynë i ka fajet, gabim ka bërë shteti që e ka shtyrë afatin, është dashur të gjobisë që të ju vijnë mendtë njëherë e mirë. Të gjithë presin ditën e fundit!”, u shpreh një tjetër qytetar.
Revolta më e madhe vërehet në terminalin doganor të kësaj pike kufitare. Shoferët po hasin në telashe ngaqë me dokumentet me emrin e vjetër të shtetit nuk mund të tranzitojnë në vendet tjera. Ata thonë se në shtetet e Evropës nga sot nuk mund të udhëtojnë pa dokumentet e reja të udhëtimit dhe kjo zvarritje do të shkaktoj mungesë të mallit që vjen nga jashtë shtetit për tregun e brenQdshëm.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *