Shpërndaje lajmin

Në procesin gjyqësor të drogës, të zhvilluar sot para Gjykatës Penale të Lucernit, i akuzuari pranoi trafikun e kokainës për të cilin akuzohej. Ai tha se merrte urdhra nga Shqipëria dhe është shfrytëzuar nga organizatori i trafikut të drogës.
Prokuroria publike akuzon 37-vjeçarin shqiptar se ka marrë, porcionuar dhe shitur 82 kilogramë përzierje kokaine nga Reiden-i (Kantoni Luzern) gjatë një periudhe gjashtëmujore në 2020/21, transmeton albinfo.ch. Thuhet se ai ka pasur një qarkullim preh 3.5 milionë frangash.
I akuzuari ka vepruar sipas udhëzimeve të një bosi droge në Shqipëri. Ai tha se kishte borxhe nga lojërat e fatit dhe “ishte verbuar nga paratë” që organizatori i kishte premtuar, shkruan sda.ch. Në Zvicër ai vuri re se paga mujore e premtuar prej 3000 frangash ishte qesharake duke pasur parasysh shumën e fituar nga shitjet që bënin.
Por ka qenë gabim i tij që ka ardhur në Zvicër për të tregtuar drogë, ka thënë i akuzuari. Ai ka kohë që është ndarë nga familja.
I akuzuari, i cili ishte një futbollist profesionist në Shqipëri dhe thoshte se fitonte nga 400 deri në 600 euro në muaj, kishte borxhe kumari prej 20 mijë eurosh në zyrën e basteve të boseve të drogës shqiptare. Më pas ai koishte ofruar të shiste drogë në Zvicër dhe të shlyente borxhin, tha ai në gjykatë.
Prokurori publik kërkon dënim me burg prej dhjetë vjetësh ndërsa avokati i të akuzuarit, 6.5 vjet. Nisur nga fakti se ai ka pranuar veprën, gjykata do t`ia ulte atij dënimin automatikisht 2.5 vjet, përcjell albinfo.ch. Prokuroria ka kërkuar 15 vjet ndalim tüe hyrjes në Zvicër, pas vuajtjes së dënimit ndërsa, mbrojtja, dymbëdhjetë vjet.
Vendimi do të shpallet me shkrim në një datë të mëvonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *