I arrestuar sot pasdite, kush është 26-vjeçari që humbi jetën nga zjarri në komisariatin e Kamzës

Shpërndaje lajmin

Pas zjarrit në Komisariatin e Kamëz ka humbur jetën i paraburgosuri Arben Mici, 26 vjeç.
Mici është arrestuar ditën e sotme për veprën penale “Dhunë në familje”.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme komisariati u përfshi nga flakët, ndërsa nga ngjarja, përveç viktimës ka mbetur i lënduar një tjetër i paraburgosur dhe një punonjës policie.
Nuk dihet ende shkaqet e zjarrit, ndërsa flakët janë shuar dhe situata është neutralizuar.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.
Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.
Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe po ashtu SHÇBA ndodhet në Kamëz./

Leave a Reply

Your email address will not be published.