I biri godet me shkelma dhe grushte të ëmën, e moshuara ndërron jetë në spital
Një 72 vjeçare italiane ka ndërruar jetë në spitalin e Brescia-s pasi u dhunua nga djali i saj 45 vjeçar. E moshuara Nerina Fontana u godit me shkelma dhe grushta nga Ruben Andreoli në banesën e tyre.
Bashkë me ta jetonte edhe partnerja e 45 vjeçarit, një grua me origjinë ukrainase e cila ishte dëshmitare e sulmit të dhunshëm. Gruaja u transportua në spital por nuk mundi të mbijetojë./