“I dashuruar me Ramën deri në ekstrem”/ Mediu: Vizita në Turqi butafori elektorale

Share

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi.

I ftuar në ABC news, Mediu tha se qasja e kryeministrit Rama është e gabuar, duke e parë si një butafori elektorale, ndërsa shtoi se përgjegjësia e Ramës është t’i përgjigjet qytetarëve sipas Kushtetutës.

“Turqia e ka mbështetur Shqipërinë në çështje të rëndësishme, ajo çfarë më shqetëson është thelbi. Pra të flitet se do të bëhet një spital dhe kjo të shihet si suksesi më i madh, kur ndërkohë kemi privatë që e kanë bërë diçka të tillë.

Turqia ka një protokoll mikpritjeje dhe ceremonial të jashtëzakonshme.  Ajo çfarë shoh është se në thelb është një lloj butaforie elektorale e kryeministrit Rama.

Sot ka një konjukturë tjetër të çështjeve gjeopolitike në Ballkan. Edi Rama nuk është as Erdogani, as Merkel dhe as Trump. Duhet të dimë të sillemi për të parë që orientimi ynë është Euroatlantik.

7 herë i është refuzuar nga BE është Edi Rama, më thuaj përse e do Erdogani dhe nuk e do BE? Kur një njeri ka arritur dhe thotë unë jam Zot në Shqipëri përpiqet ta shtrije edhe në territore të tjera.

Domethënë Shqipëria i rri ngushtë Edi Ramës, patjetër që po edhe palltot i do të gjëra. Unë mendoj që një kryeministër ka përgjegjësi ndaj qytetarëve sipas Kushtetutës, ndërsa ky ka shkatërruar institucionet.

Për mua është e qartë që Edi Rama nuk do as Turqinë as Amerikën, as BE, por ai është i dashuruar me Edi Ramën në ekstrem”, tha Mediu./CNA.al


Share

Komente