I dënuar me 2 vite burg për mashtrim, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

Shpërndaje lajmin

Arben Kupi 53-vjeç me banim në Tiranë është arrestuar në Durrës nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim për mashtrim.
Ai ishte dënuar me 2 vjet burgim. “Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Arben Kupi, 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale Mashtrimi”, thotë policia.
Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime nga 53-vjeçari, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për njëjtën vepër penale.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.
/

Leave a Reply

Your email address will not be published.