I dhunuari nga fisi Rraja: Të shpallurit në kërkim i shoh çdo ditë nëpër Fushë-Krujë
Jashar Maja i cili pak kohë më parë u dhunua në mënyrë barbare nga anëtarë të fisit Rraja tha në emisionin Now në Euronews Albania se personat e shpallur në kërkim nga policia për dhunën ndaj tij i sheh përditë nëpër Fushë-Krujë dhe askush nuk i kap.
Ai u shpreh se personat në fjalë i kanë çuar mesazhe kërcënuese në familje.
“Unë jam ai që mund të bëj video ku janë, ku pinë kafe dhe ku rrinë të gjithë, po çfarë do më thotë ai ministri i rendit dhe drejtori i policisë mua? A e di që para një jave çfarë fjalë më ka ardhur te shtëpia mua nga ai person? Ka thënë bëji të fala Jashari, do bëj burgun dhe pastaj do më shohësh, Përparim Rraja, Çaku”, tha Maja.
LEXONI GJITHASHTU:
U sulmua me shkopa bejsbolli nga Rrajat, flet Maja: Sot mund të ishim të vdekur
Ndryshimi i akuzës për fisin Rraja, Jashar Maja: Do kërkojmë riekspertim