December 8, 2021

I dyshuar për vrasjen e ish-policit, Erigers Mihasi ishte në përgjim nga Prokuroria (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Detaje të reja janë zbuluar për një prej viktimave të atentatit të sotëm në Tiranë. 

Sipas gazetares Klodiana Lala, Erigers Mihasi, dyshohet për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi, ngjarje e cila u regjistrua disa javë më parë në Laç, raporton BW.

Referuar raportimeve, Mihasi po përgjohej nga Prokuroria, por ndaj tij, nuk kishte ende një akuzë zyrtare.

Sakaq, kujtojmë se i vdekur nga atentati mbeti dhe Armando Dumani. Të dy viktimat njiheshin si persona me precedentë të mëparshëm penal.

Mihasi, krahas akuzohej se ka grabitur nën kërcënimin e armës banesën e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, ndërsa po ashtu, dyshohej se ishte bashkëpunëtor në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”.

Sakaq, Dumani dyshohet se është përfshirë në një grabitje në një bankë të nivelit të dytë. Sa i përket autorëve dhe ngjarjes së sotme, raportohet se ata e kanë ndjekur makinën për një kohë të gjatë dhe për të kryer ekzekutimin kanë pritur momentin ku janë gjendur në një zonë pa prani të kamerave të sigurisë.

Pas vrasjes, ata kanë mundur të depërtojnë mes makinave dhe të largohen. Policia ka gjetur dhe një mjet tip “Toyota” të djegur në zonën e Thumanës, tragat e së cilës rezultonin të vjedhura në Tiranë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *