I ftohti, bora dhe ortekët ‘kanë goditur’ Zvicrën

Shpërndaje lajmin

Moti i ftohtë po mbretëron në Zvicër për momentin – dhe tifozët e sporteve dimërore janë të kënaqur me borën e freskët – midis 10 dhe 15 cm në male.
Ishte nata më e ftohtë e vitit në disa vende. Në La Brévine – temperaturat ranë në minus 18.4 gradë.
Në aeroportin Kloten në Cyrih temperaturat gjatë natës së diel ranë në minus 8.5, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Dëbora e dendur ka shkaktuar paralajmërime në shumë zona. Një burrë ka humbur jetën në San Bernadino në Graubünden pasi u mor nga një ortek me djalin e tij. Djali i tij arriti të ngjitej – por babai u varros. Ai u transportua me helikopter në spital ku vdiq më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *