I FUNDIT/ Qeveria e Ukrainës ”dorëzohet” para Putinit, pranon kushtin për të mos u …

Shpërndaje lajmin

Partia qeverisëse e Ukrainës propozon marrëveshje të re të sigurisë si alternativë ndaj NATO-s – si shenjë e qartë se po pranon një nga kërkesat kryesire të Rusisë për të mos u futur në NATO.
Një traktat i ri sigurie – i garantuar nga vende të tilla si SHBA, Turqia ose vende fqinje duke përfshirë Rusinë – mund të jetë një alternativë në vend të anëtarësimit në NATO, propozob Shërbëtori i Popullit, partia e Presidentit Zelenskyy.
Rusia ka deklaruar më herët se Ukraina duhet të heqë dorë nga përpjekjet e saj për t’u bashkuar me NATO-n përpara se Moska të pushojë bombardimet e saj ndaj vendit fqinjë.
“NATO nuk është gati të pranojë Ukrainën për të paktën 15 vitet e ardhshme dhe e thotë qartë këtë. Ne nuk kemi as mbështetje nga kjo aleancë, në një luftë krejtësisht të drejtë”, tha një zëdhënës i partisë, citon noa.al, rrjetin britanik Sky News

Leave a Reply

Your email address will not be published.