I gjendet arma në veturë, i dyshuari kanos policin

Share

Të enjten në Prishtinë, është arrestuar një person pasi dyshohet se gjatë kontrollit të veturës së tij, i është gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë dhe një brisk.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari ka kanosur zyrtarin policor.

Ky është njoftimi i plotë i PK-së

Rr. “Lekë Dukagjini”, Prishtinë 19.11.2020 – 15:35. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij është gjetur dhe është konfiskuar një revole me 6 fishekë dhe një brisk. I dyshuari ka kanosur zyrtarin policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/

The post I gjendet arma në veturë, i dyshuari kanos policin appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente