I kërkuar në 3 shtete për trafik “të bardhe”, Artan Hoxha: Dritan Rexhepi është arratisur nga Ekuadori

0
Shpërndaje lajmin

Bossi shqiptar i kokainës, Dritan Rexhepi, i cili mban disa identitete dhe njihet si “mjeshtri i arratisjeve nga burgu” është zhdukur nga Ekuadori.
Lajmin e ka bërë të ditur Artan Hoxha, teksa ishte i ftuar në ABC.
Rexhepi, një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, me kërkesa ekstradimi nga të paktën tre shtete doli nga burgu i sigurisë së lartë në Latacunga, në Guayaquil të Ekuadorit, ku dhe vuante dënimin që në fund të vitit 2021. Lajmi u bë publik më 11 janar të vitit 2022, por vetëm tre ditë më vonë, sipas Artan Hoxhës, Rexhepi është zhdukur pa gjurmë.
Hoxha tha se lajmin e ka marrë vesh nga një gazetar që raportonte për mediat britanike në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Amerikën Latine.
“Kam takuar dhe korresponedentin e mediave britanike për Amerikës Latine, në mos gaboj Matthew Charles. Në bisedë me të mora vesh që kishin humbur kontaktet me 15 janar të këtij viti, nuk kishin më asnjë kontakt me Dritan Rexhepin. Ai po heton dhe për lidhje me disa shqiptarë të tjerë,”- tha Hoxha.
Kush është Dritan Rexhepi?
Rexhepi është regjistruar me emrat Ioannis Dionysopoulos (emër grek) dhe me Lulzim Murataj (emër shqiptar) e Gramoz Rexhepi (emër shqiptar). Për shqiptarin ka tre ‘alarme të kuqe’ nga Interpol, pasi ai ka tre arratisje të regjistruara: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit.
Dritan Rexhepi rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim në Shqipëri, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Por pavarësisht këtij dënimi, është arritur të mësohet se në vitin 2013, ai ka hyrë në territorin shqiptar me emrin Lulzim Murataj e nuk është pikasur nga autoritetet.
Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij. Këtu ndodhi edhe arratisja e tij e parë. Rexhepi në fakt ka mundur tu ikë nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t’i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës. Ai u largua në momentin që sapo u fut në qeli pas marrjes në pyetje, pasi dera e qelisë ishte lënë hapur. Në vetëm pak sekonda, Rexhepi ndodhej në rrugë i lirë.
Rexhepi ka mundur që të arratiset edhe nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias, të Italisë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Në korrik të 2011-s, ai u arrestua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona, por arriti që të arratisej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *