Arrestohet sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” e cila i mori një shumë të konsiderueshme vajzës së një pacienteje që kurohej për koronavirusin.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases Tire Alldërvishi, 58 vjeçe, banuese në Tiranë.
Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./CNA.al