I moshuari ngacmon seksualisht 20-vjeçaren në rrugët e Tiranës

Shpërndaje lajmin

Një 63-vjeçar është proceduar penalisht, pasi ka ngacmuar seksualisht një 20-vjeçare në Rrugën e Barrikadave në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin L. S., 63 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi në Rrugën e Barrikadave, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 20 vjeçe”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnees.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published.