I nxehti ekstrem ‘djeg’ Indinë; thahen lumenjtë, mungon uji i pijshëm

Shpërndaje lajmin

Miliona njerëz që jetojnë në Indi kanë vuajtur së fundmi nga një nxehtësi e paprecedent.
Temperaturat janë ngjitur mbi 40 gradë Celsius dhe njerëzve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe të pinë ujë.
Në 2015-n, i nxehti ekstrem mori 3.500 jetë njerëzish.
“Është shumë vapë, bimët po thahen dhe nuk kemi ujë. Edhe kur i spërkasim ato thahen sërish. Është shumë e vështirë”, thotë një burrë.
Meteorologët thonë se moti përvëlues po prek sezonin e korrjeve, që këtë vit ka nisur më herët.
“Për shkak të të nxehtit, të mbjellat janë dëmtuar dhe uji i pijshëm mungon. Gjithashtu, temperaturat e larta kanë përgjysmuar rendimentin”, shprehet një tjetër.
Lumi në Nju Delhi është tharë teksa vala e të nxehtit ka sjellë temperatura përvëluese. Ekspertët thonë se vapa po verifikohet më shpesh në Indi si pasojë e ndryshimeve të klimës.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Kina dhe India neutrale ndaj Rusisë
India fillon vaksinimin e adoleshentëve teksa rastet me Omicron rriten

Leave a Reply

Your email address will not be published.