I përfshirë në korrupsion, ish-kryeministri kroat dënohet me 18 vite burg

Shpërndaje lajmin

Kolegji jo-gjyqësor i Gjykatës së Qarkut të Zagrebit vendosi që ish-kryeministri dhe presidenti i Bashkimit Demokratik Kroat Ivo Sanader do të duhet të kalojë gjithsej 18 vjet e tetë muaj burg bazuar në vendimet në tre raste korrupsioni.
Vendimi është marrë në fund të dhjetorit dhe këto ditë i është dërguar Sanaderit dhe avokatëve të tij.
Avokati i Sanaderit, Çedo Prodanoviq, ka vlerësuar se vendimi i kolegjit jashtëgjyqësor, i cili ka përcaktuar dënimin e unifikuar për tre aktgjykime të formës së prerë, është absolutisht i pabazuar dhe ka shpallur ankesë.
Mbrojtja beson se për të gjitha vendimet, duke qenë se janë vepra të ngjashme kriminale, Sanader nuk mund të marrë një dënim të përbashkët prej më shumë se 15 vjet burg.
Deri më tani, ish-kryeministri ka kaluar rreth shtatë vjet e gjysmë pas hekurave, në paraburgim apo nën vendime./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *