September 24, 2021

I përmendi nënën e ndjerë, Gjira i kërkon publikisht falje Melindës (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Javën që lam pas në rrjet plasi debate për kritikat publike që Gjira Kajtazi I drejtonte Melinda Ademit. Me të publikuar këngën më të fundit, Gjira i ka përmendur Melindës të ëmën e ndjerë. Gjira u shpreh se nuk arrinte të kuptonte se si mund të dilte e veshur Melinda në atë formë, pasi në muajin mars nëna e saj ndërroi jetë, deklaratë kjo e cila bëri bujë në mediat rozë.

Ajo reagoi sërish një ditë më vonë duke thënë se me reperen 25 vjeçare ishte sqaruar në privat, por fansat e kësaj të fundit nuk e kanë lënë rehat derisa është detyruar të kërkojë falje publike për ato fjalë.

Ajo shkroi se nuk ka qenë qëllimi i saj ta lëndoi këngëtaren apo ta ofendoi dhe i vjen keq që e ka marrë të drejtën dhe t’i përzihet në jetën personale. “Më fal nga zemra”, përfundon Gjira./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gjira (@gjirakajtazi)


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *