September 25, 2021

I preferuari i vajzave, habit Ledri Vula: Edhe mua ma kanë thyer zemrën

Shpërndaje lajmin

Përpos faktit që është ndër reperët më të mirë në Shqipëri dhe shumë i talentuar, Ledri Vula mbahet edhe si një ndër artistët që ka tërhequr vëmendjen e shumë vajzave për shkak të pamjes së jashtme.

Ai numëron pafund fanse  femra të cilat “çmenden” pas tij dhe janë në çdo koncert ku ai është.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soirée me Jonida Shehun në ABC, ai ka folur në lidhje me fanset që ndoshta do ju jetë thyer zemra kur morën vesh që Ledri është i dashuruar me Sara Hoxhën.

Reperi i njohur me batutë ktheu përgjigje që edhe atij i thyhet zemra kur sheh vajza të bukura.

“Sa herë ma kanë thyer zemrën mua gocat. Çdo femër e bukur që kalon afër ta thyen zemrën pak”, është shprehur ai duke qeshur.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *