“I prekur nga mbështetja në Lezhë e Kurbin”, Rama: Reflektim i votës me mend

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama tha në turin e tij të falenderiumeve në Lezhë se është i rpekur nga gjithë mbështetja e marrë në 14 maj bnë Lezhë e në Kurbin, pasi siç u shpreh ai këto zoina i fuste në 11 zonat e diskutueshme.
“Gjithë ky rezultat i jashtëzakonshëm në Lezhë e Kurbin, por përveç jush dhe gjithë ata që nuk janë këtu, por morën pjesë në përpjekjen për t’i dhënë votën Pjerinit dhe Majlindës. Unë jam shumë i prekur nga gjithë mbështetja që kemi marrë më 14 Maj, po sidomos në bashkitë që unë i fusja te ato 11 të diskutueshme dhe realisht e vërteta është që të dyja këto bashki ishin nga ato 11 dhe fitorja në të dyja këto bashki është kënaqësi nuk diskutohet, por ajo zgjat pak ditë dhe vendin ja zë përgjegjësia e madhe. Na kanë lënë në dorë si të thuash që ne t’u provojmë që me ne mund të shkojnë vetëm përpara”,-tha Rama
Më tej Rama shtoi se nëse do e lexonin hartën e Shqipërisë pas zgjedhjeve vendore si një fitore ndaj të tjerëve do të ishte njësoj si të futeshin në “pyll pa sëpatë”, ai shtoi se duhet të punojnë më shumë që në zgjedhjet e ardhshëm harat të ketë akoma më pak ndarje dhe akoma më shumë reflektim të votës së mirëmenduar.
“Nëse ne e lexojmë atë hartë si triumfë socialist të socialistëve ndaj të tjerëve, ne futemi në pyll pa spat dhe dalim të humbur nga kjo mënyrë e leximit të kësaj harte. Nëse ne e shikojmë atë hartë si një sfidë, jo për ta bërë qeverisjen tonë në nivel vendor mavi si është harta, por për ta bërë kuq e zi, atëherë ajo hartë do jetë gjithnjë e më pak e ndarë dhe gjithnjë e më shumë reflektim i votës me mend”,-tha kryeministri Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *