Eusebio Di Françesko nuk është më trajneri i Kaljarit. Klubi sard, nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka lajmëruar ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun.
51-vjeçari mori drejtimin e ekipit ishullor gushtin e kaluar, teksa humbja 0-1 e ditës së premte kundër Torinos, ka qëlluar fatale për të.
Kaljari po kalon një moment të vështirë dhe renditet në vendin e tretë nga fundi, duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në Serinë A.
Drejtuesit e klubit italian rinovuan kontratën me Di Francescon më datë 24 janar, madje firma erdhi një ditë pas humbjes me Xhenoan.
Për fat të keq, situata në skuadër nuk u rregullua aspak pas zgjatjes së bashkëpunimit dhe trajneri nga Peskara ka nisur pushimet e parakohshme.