September 20, 2021

I riu në Korçë nuk zë mend! 22-vjeçarit i gjendet sërish armë pa leje në banesë

Shpërndaje lajmin

Policia ka vënë në pranga një Renato Lipe, 22-vjeç, banues në Korçë pasi në banesën e tij I është gjetur një armë zjarri.

“Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 22 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje)…”-njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.
Posedonte armë zjarri në banesën e tij, vihet në pranga 22-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan shërbimet, lokalizuan personin dhe ushtruan kontoll në banesën e tij, ku gjetën një armë zjarri tip pistoletë dhe një krëhër me tre fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 22 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje).

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *