I riu nga Kosova Jon Musliu pranohet në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së

0
Shpërndaje lajmin

Jon Musliu është pranuar në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së – US Air Force Academy, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Atomi.
“Ky sukses kulminant i Jonit para së gjithash është rezultat i potencialit intelektual, punës dhe përkushtimit të tij. Veç këtyre, ky sukses i tij do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme”- thuhet në njoftim.Tutje bëhet e ditur se Akademia e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është akademi e shërbimit ushtarak që ndodhet në Colorado Springs dhe ofron edukim universitar të oficerëve për Forcat Ajrore.Akademia është e njohur për programet e saj rigoroze akademike dhe ka një mision unik pasi ofron një edukim të specializuar për oficerët e ardhshëm të Forcave Ajrore.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *