September 20, 2021

I riu vdes ndërsa shtronte rrjetin e internetit, arrestohet administratori

Shpërndaje lajmin

Administratori i një kompanie të shpërndarjes së internetit u arrestua në Mirditë pasi një punëtor i kompanisë mbeti i vrarë gjatë punës në një prej fshatrave të zonës.

Grafikë ilustruese nga Jurgena Tahiri

Administratori i një kompanie të shpërndarjes së internetit u arrestua të hënën në Mirditë, pasi një punëtor i kompanisë së tij mbeti i vrarë për shkak se ra në rrymë elektrike gjatë punës.

“Pas veprimeve hetimore disa ore pas ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin e shtetasit F. R., 34 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë administrator i kompanisë së internetit ku po punonte 34-vjeçari”, thuhet në njoftimi e policisë. Administrator i kompanisë akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.

Policia njoftoi se punëtori i kompanisë së internetit Aurel Dedaj, mbeti i vdekur të dielën pasdite pas kontaktit me rrymë elektrike ndërsa po shtronte rrjetin për kompaninë në të cilën punonte.

Siguria në punë mbetet problem në Shqipëri. 556 persona u aksidentuan në punë në tre vitet e fundit sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës, nga këta 101 persona humbën jetën. Ndërtimi dhe minierat janë prej vitesh sektorët më të rrezikshëm, por humbje jete ka pasur edhe në punë të tjera përfshi ato që kanë të bëjnë me elektricitetin.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *