January 13, 2022

I rrezikshëm, por pse varianti i ri nuk do të rikthejë pandeminë nga fillimi

Shpërndaje lajmin

Andrew Pollard,  një shkencëtar britanik që udhëhoqi kërkimin për vaksinën Oxford / AstraZeneca kundër koronavirusit, u tregua optimist për sa i përket mutacionit Omicron, shkruan The Guardian

Ai vuri në dukje se vaksinat ekzistuese mund të mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda  dhe pas shfaqjes së variantit të ri,  ndërsa theksoi se Omicrom nuk do të rikthejë pandeminë nga fillimi.

Andrew Pollard, drejtor i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, tha: “Nëse do të marrin parasysh shumicën e mutacioneve, proteina Spike është e  ngjashme me variantet e tjera deri më tani” dhe pavarësisht  evoluimit të  mutacioneve vaksinat vazhduan të parandalonin sëmundje shumë serioze ndërsa ne kaluam nga Alfa, Beta, Gama dhe Delta.”

“Ne jemi optimistë që vaksina do të funksionojë edhe kundër këtij varianti, por duhet të presim disa javë për ta konfirmuar diçka të tillë. “Por është pothuajse e pamundur që personat e vaksinuar të infektohen,” theksoi ai.

Eksperti, tha gjithashtu se ishte optimist se një vaksinë e re, nëse do të jetë e nevojshme, mund të zhvillohet brenda 100 ditëve.

/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *