I shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë me dashje të 65-vjeçarit, Policia prangos në Pogradec 42 vjeçarin

Share

Policia ka arrestuar një 42-vjeçar në Pogradec, pasi ishte shpallur në kërkim për ‘Plagosje e rëndë me dashje”.

Pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka goditur me mjet të fortë, shtetasin H. B., 65 vjeç, banues në Velçan.

Njoftimi i plotë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. K., 42 vjeç, banues në fshatin Velçan, Pogradec.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 05.11.2020, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 30.12.2020, në fshatin Velçan, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë, shtetasin H. B., 65 vjeç, banues në Velçan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.


Share

Komente