I shpëtoi atentatit, Gjykata e Vlorës jep masën për Edison Begajn

Shpërndaje lajmin

Gjykata e Vlorës, ka caktuar masën “arrest në shtëpi” për Edison Begajn.

Lexo edhe: Me pistoletë gati për qitje: Dalin pamjet e arrestimit të Edison Begajt, 2 javë më parë iu bë atentat

Mësohet për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Begaj është njohur me masën ndaj tij në ambientet e spitalit të Vlorës.

Ndërkohë gazetari i ABC Elton Nika, theksoi se gjatë këtyre ditëve ka pasur reagime të ndryshme në lidhje me arrestimin e tij, për faktin për këtë ngjarje asnjë person tjetër nuk është vënë në pranga.

Kujtojmë se Begaj u arrestua me shumë bujë pas një operacioni blic në Lungomare të Vlorës, nga RENEA, FNSH dhe Policia e Shtetit.

Gjatë arrestimit 41-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë pa leje, ndërsa po gjatë këtij operacioni u shoqëruan edhe 10 persona të tjerë.

Ndërsa, Begajt iu bë një atentat në 29 maj, ku u qëllua më 4 plumba në gjymtyrët e poshtme.

Autori i këtij atentati ende nuk ka rënë në prangat e policisë, por një ditë pas ngjarjes autoritetet zbuluan një makinë  në afërsi të Lushnjes e cila u dyshua se u përdor nga autori, ndërsa brenda saj u zbulua një uniformë policie./i.k/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *