I veshur me uniformë ushtarake, Poroshenko zbret në terren të ndajë ndihma për forcat ukrainase

Shpërndaje lajmin

Ish-presidenti i Ukrainës, i veshur me uniformë ushtarake, u është bashkuar grupit të civilëve që po sigurojnë ndihma për ushtarët. I armatosur, Petro Poroshenko, sipas raportimeve, ndodhet në një nga rrugët kryesore që është ende e hapur jashtë kryeqytetit Kiev.
Duke folur me një grup xhirimi të Sky News, ai u shpreh se grupi i tij ka siguruar mbrojte ushtarake për 2,500 njerëz.
“Rreth 17 raketa goditën mbrëmë në Kiev”, tha ai.

Former Ukrainian President Petro Poroshenko says “we need to protect our airspace” and urges people not to buy Russian gas.
He adds the UK government should be adding new sanctions against Russia “every single day”.https://t.co/cz5NTchyMw
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 pic.twitter.com/AGdMtqbPOy
— Sky News (@SkyNews) March 7, 2022

I pyetur nëse pret që Rusia t’i përmbahet premtimit të saj për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar evakuimin e qytetarëve, ai tha: “Ju lutemi mos i besoni Putinit”.
“Presidenti rus nuk i ka mbajtur kurrë premtimet e tij gjatë tetë viteve të luftës.”
Poroshenko shtoi se ai nuk është “shumë optimist” për bisedimet e paqes midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas që pritet të mbahen sot. / /

Leave a Reply

Your email address will not be published.