I vihet eksploziv një makine në Vlorë/ Forcat xheniere e shpërthejnë në mes të natës

Share

Një makine në Vlorë i  është vënë tritol gjatë natës  por fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Pasi u gjet tritoli në makinën tip Benz ML, u lajmëruan forcat xheniere të Tiranës, të cilët bënë shpërthimin e komanduar rreth orës 03:30.

Mësohet se ishin rreth 600 gram sasi tritoli, të vendosur në makinën që ishte e parkuar në lagjen pranë Kuzum Babas./CNA.al


Share

Komente