I vihet flaka sinagogës në Francë, policia vret autorin e armatosur

0
Shpërndaje lajmin

Policia franceze ka vrarë një person i cili i vendosi flakën dhe dogji një sinagoge në qytetin e Rouenit.
Raportohet se burri ishte i armatosur me një thikë dhe një shufër hekuri dhe kur shkoi drejt policisë t’i sulmonte ai u qëllua për vdekje.
Kryetari i bashkisë së Ruenit, Nicolas Mayer-Rossignol tha se sulmi në sinagogë nuk preku vetëm komunitetin hebre, por i gjithë qyteti ishte i tronditur.
Policia mori njoftimin  rreth orës 06:45 të mëngjesit, pasi u pa tym që dilte nga sinagoga, sipas mediave lokale.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri u vendos nën kontroll.
Dëmet brenda sinagogës janë cilësuar si të konsiderueshme.
“Jam vërtet i mërzitur, është katastrofike,” tha kreu i komunitetit hebre në Rouen, Natacha Ben Haïm.
Ajo tha se një bombë molotov ​​ishte hedhur përmes një dritareje të vogël brenda sinagogës, duke bërë që të merrnin flakë mobiljet prej druri.
Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin vlerësoi policinë “për reagimin dhe guximin e tyre”.
Franca, së bashku me pjesën tjetër të Evropës Perëndimore, ka parë një rritje të antisemitizmit që kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor tetorin e kaluar, duke çuar në luftën aktuale në Gaza.
Në fillim të kësaj jave, një memorial në Paris që nderon 3,900 burra dhe gra që ndihmuan në shpëtimin e hebrenjve gjatë pushtimit nazist të Francës në Luftën e Dytë Botërore, u lye me shenja duarsh me ngjyrë të kuqe.
Presidenti Emmanuel Macron tha se prishja e murit minoi kujtesën e heronjve të Francës dhe viktimave të saj të Holokaustit.
Franca ka komunitetin e tretë më të madh hebre në botë, pas Izraelit dhe SHBA-së.
Kreu i Këshillit të Institucioneve Hebraike të Francës, Yonathan Arfi, tha se “vënia e zjarrit në një sinagogë – ka për qëllim të frikësojë çdo hebre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *