I zhytur në afera korruptive/ KPA merr vendimin për Alaudin Malajn

Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut për ish-gjyqtarin Alaudin Malaj duke e përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Ai dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në korrikun e vitit të kaluar. Në 15 shtator kërkesa e tij për dorëheqje u pranua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Roland Ilia vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe përjashtimin e tij.

Pasi dha dorëheqje nga sistemi i drejtësisë, z. Malaj tha se do angazhohej në një punë private dhe për këtë, ai kërkoi t’i njihej statusi magjistratit. Por kjo kërkesë nuk u pranua dhe për pasojë iu drejtua Komisionit të Pavarur të Apelimit, i cili sot vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK-së për përjashtimin e tij nga sistemi për 15 vitet e ardhshme.

Alaudin Malaj ka një karrierë gati prej tre dekadash në sistemin e drejtësisë dhe para se të dorëhiqej mbante postin e ishte drejtuesit të Gjykatës së Apelit të Tiranës./CNA.al

Dorëhiqet gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj

ILDKP, kallëzon penalisht Alaudin Malajn, dyshime per pastrim parash

Pas dorëheqjes, Alaudin Malaj i kërkon KPA-së prishjen e vendimit të KPK-së

Theu urdhërin e mbrojtjes dhe u konfliktua me djemtë/ Merret vendimi për ish-gjyqtarin Alaudin Malaj

U arrestua në mes të Tiranës/ Jepet sot masa e sigurisë për ish-gjyqtarin Alaudin Malaj

U arrestua në mes të Tiranës/ Kush është Alaudin Malaj, ish gjyqtari i zhytur në afera korruptive

 


Share

Komente