I zuri orteku në malin e Korbait, shpëtohen pas 13-orësh dy turistët

0
Shpërndaje lajmin

Dy turistët zvicerianë që mbetën të bllokuar në Malin e Korabit, pas rënies së një orteku dëbore, janë shpëtuar paraditen e kësaj të hëne.
Shpëtimi i turistëve, të cilët qëndruan të bllokuar në mes të dëborës për 13-orë, u realizua dhe me ndihmën e Shërbimit të Kërkim Shpëtimit të Kosovës.
Përmes një n joftimi në rrhete sociale, SHKSHMK, bën me dije se turistët janë në gjendje të stabilizuar mjekësore, por kanë hipotermi dhe dyshohet se kanë pësuar fraktura të gjymtyrëve.
Pritet  të bëhet evakuimi i tyre drejt spitalit, përmes helikopterit të emergjencave.
“Një skuadër e ShKShMK, gjendet në një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afersi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri.
Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë mbrenda. Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar.
Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore.
Pritet të bëhet evakuimi i tyre permes helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë.
Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë”, thueht në njoftimin e SHKSHMK.
LEXONI GJITHASHTU:

Bllokohen në malin e Korabit çifti i turistëve zviceranë
Kopjoi punimet e studentëve të tij, largohet nga puna profesori në Zvicër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *