September 25, 2021

Identifikohen 7 nga 10 viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci, mes tyre humbën jetën nënë e bijë (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Gjakova është ndër komunat më të prekura nga tragjedia që ndodhi në Kroaci.Kryetari i kësaj komune Ardian Gjini ka thënë se Gjakova është goditur rëndë nga ky aksident.

Nënë e bijë, Valentina Binakaj, dhe vajza e saj Erlinda Binakaj janë dy nga viktimat e identifikuara, nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku humbën jetën 10 emigrantë nga Kosova.

Mediat në Kosovë raportojnë po ashtu se viktima të aksidentit kanë mbetur Sevdail Rruatemi, 1973 Pakshticë e Epërme – Podujevë, Naser Sylemetaj, 1974 Gjakovë, Launora Kolmekshaj, 1982 Junik – Deçan, Kujtim Kastrati, 1981 Radoste, Hamet Hoxha, 1966 Randobravë – Gjakovë./albeu.com/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *