September 25, 2021

Identifikohet i riu që u gjet i mbytur buzë Shkumbinit

Shpërndaje lajmin

Është identifikuar i riu që u gjet i mbytur buzë Shkumbinit, në fshatin Jagobin të Elbasanit. Mësohet se bëhet fjalë për 27-vjeçarin Eridjon Topi, i cili ka lindur në Elbasan por banonte në Tiranë.

Dyshohet se i riu mund të ketë të paktën dy ditë që është mbytur, duke gjykuar edhe nga gjendja e trupit.

Kanë qenë banorët e fshatit ata që e kanë gjetur trupin e nxjerrë nga rrjedha. Nuk dihen rrethanat në të cilat Eridjon Topi mund të jetë mbytur. sb/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *