IKMT aksion për prishjen e një hoteli në Radhimë, pronari merr djalin në krah dhe hipën në tarracë

Shpërndaje lajmin

IKMT ka nisur aksionin për prishjen e një hoteli në zonën e Radhimës në Vlorë. Në vendngjarje ka mbërritur policia.
Gazetari Elton Nikaj raporton se ka përplasje mes policisë dhe banorëve. Pronari Hyrjet Havaraj bashkë me djalin janë ngjitur në tarracën e hotelit. Ndërsa familjarë të jerë ndodhen brenda objektit. Ata deklarojnë se nuk largohen, duke thënë se kane dokumenta të rregullta.
Pronarët pretendojnë se tokën e kanë me dokumente dhe se hoteli është në proces legalizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.