January 21, 2022

ILD heton gjyqtaren pas publikimit të videove në “Tik Tok”

Shpërndaje lajmin

Inspektori i Lartë i Drejtësisë njoftoi nisjen e hetimit disiplinor për nënkryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani pas publikimit në media të disa videove të postuara në platformën sociale “Tik Tok”.

Gjyqtajra Enkeleda Kapedani

Zyra e Inspektoriati i Lartë i Drejtiësisë, ILD njoftoi të hënën nisjen e hetimit disiplinor ndaj nënkryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Enkeleda Kapedani, pas publikimit në media të disa materialeve filmike të marra nga rrjeti social Tik Tok.

Në disa video të publikuara në në llogarinë “@kapedani333”, gjyqtarja shfaqet në ambjentet e një godine që ngjason me Gjykatën e Elbasanit, ku në një rast ajo hyn në një zyrë ku shkruhet “Kryetari” dhe në brendësi gjendet e varur edhe një pelerinë e zezë që ngjason me ato që gjyqtarët veshin gjatë seancave gjyqësore. Në një nga videot ajo duket se kërcen në ambjentet e zyrës dhe në një tjetër rast, ku shfaq veten dhe veshjet e saj po në zyrë, dëgjohet në sfond kënga “Mafia” e Don Xhon.

E pyetur nga BIRN gjyqtarja Enkeleda Kapedani mohoi të kishte një profil në “Tik Tok”, por pranoi që videot e publikuara ishin të sajat.

“Nuk kam asnjë gjë për të thënë veç faktit që nuk kam “Tik Tok” dhe ansjë lloj rrjeti tjetër social.,” tha Kapendani. “Thjesht më janë vjedhur videot nga telefoni im”, shtoi ajo.

Kapedani i tha BIRN se publikimi i videove kishte për qëllim t’i prishte imazhin.

“Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin,” tha ajo, ndërsa shtoi se priste me qetësi verifikimin e kësaj situate.

Gjyqtarja theksoi se nuk ishte krenare për videot e publikuara, por shfaqja e tyre në publik nuk do të ndikonte në vendimmarrjen e saj.

‘Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nënë,” tha Kapedani. “As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për videot e publikuara,” përfundoi ajo.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *