Ilir Meta dhe Petrit Vasili kërkesë në SPAK për të takuar Belerin në burg

0
Shpërndaje lajmin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar prokurorëve të SPAK me një kërkesë për marrjen e lejes për të takuar në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Kërkesa e firmosur nga vetë Meta dhe nënkryetari i PL, Petrit Vasili, u drejtohet prokurorëve të SPAK që kanë në dorë çështjen e Belerit, Dorina Bejko dhe Adnana Xholi.
Në kërkesë thuhet se Beleri është kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku bën pjesë dhe Partia e lirisë, ndaj kërkohet që drejtuesit e PL të takohen me Belerin në ambientet ku ai vuan dënimin.
Kujtojmë se vizitën në burg për të takuar Belerin, Meta e lajmëroi gjatë fundjavës në rrrjete sociale, ku ndau pamjet nga takimi me babain e Belerin në një restorant në Himarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *