Ilir Paja, i njohur si “Ufo” nuk do të ekstradohet drejt Italisë

Shpërndaje lajmin

Ilir Paja, 49-vjeç nuk do të ekstradohet drejt Italisë.
Paja do të ekstradohej drejt Italisë, pasi është dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi.
Atij i ishte vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’ me qëllim ekstradimi por prokurori kërkoi zbatimin e vendimit në Shqipëri, e cila u pranua edhe gjykata.
Daja do të vuajë dënimin në Shqipëri dhe jo në Itali.
Ilir Paja, i njohur edhe me pseudonimin “Ufo”, është një person i njohur për drejtësisë shqiptare.
Ai ka qenë vite më parë i arrestuar dhe dënuar edhe në Shqipëri për plagosjen e rëndë të një efektivi të njësisë operacionale të policisë më 6 Mars 2008.
Ai njihet me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi është arratisur 2 herë nga burgu në mënyrë spektakolare.
Në vitin 2017 u lirua nga burgu nga gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha në lirim me kusht.
 
LEXONI GJITHASHTU:

I kërkuar në Itali për vrasje të punonjësve të Policisë, arrestohet ‘UFO’ në Tiranë
Refuzohet ankimi i prokurorit Bujar Memia
ILD i kërkon KLGJ-së shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *