Ilir Xhepaj dyshohet se vrau dy biznesmenët në Laç/ Xhaxhait i lënë 8 plumba në derën e shtëpisë

Share

Skënder Lika, xhaxhi i Ilir Xhepajt (Lika), ka marrë mëngjesin e sotëm një mesazh kërcënues.

Mësohet se në derën e shtëpisë i kanë lënë 8 plumba pistolete. Ndërkohë Kërcënimi dyshohet se ka ardhur pas ngjarjes ku është përfshirë nipi i tij.

Ilir Xhepaj (Lika) është një prej personave të dyshuar si të përfshirë në atentatin e 30 majit 2020 në Laç, ku mbetën të vdekur brenda në hotel dy biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Ilir Xhepaj është i dyshuar bashkë me Eduard Lamajn, Klaudio Përkolën dhe Oltion Vlashin.

Ndërkohë, saga e hakmarrjes mes familjeve ku janë përfshirë fëmijët e tyre, duket se tashmë ka nisur. Ajo të cilën i druheshin familjarët e autorëve të dyshuar, ka nisur. Kujtojmë se afro 3 javë më parë, Myslim Lika, babai i Ilir Xhepajt (Lika), është qëlluar me armë zjarri në Mamurras.

Prokuroria ka nisur hetimet për këto ngjarje të rënda, të cilat duket se kanë nisur dhe po shkaktojnë ngjarje të tjera zinxhir./CNA.al


Share

Komente